MINIKASKO në SIGAL: Mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

Trending

MINIKASKO në SIGAL: Mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i

Sipas statistikave globale, mbi 70% e aksidenteve rrugore ndodhin si përplasje mes mjeteve, gjatë lëvizjes dhe në rrugë automobilistike.
Në këto raste, siguracioni i detyrueshëm TPL mbulon dëmet ndaj palëve të treta, por jo dëmet në mjetin e shkaktarit.

Askush nuk qarkullon me idenë për të kryer një aksident. Nëse e papritura ndodh, SIGAL ka menduar edhe për koston financiare të shkaktarit.

SIGAL ofron siguracionin shtesë MINIKASKO.

Me vetëm 3 mijë lekë mbi çmimin e TPL-së, ky siguracion mbulon deri në 10 mijë euro dëme në makinën tuaj, edhe nëse jeni ju shkaktar i aksidentit.

Kontrata mes palëve parasheh edhe rrethana të tjera, por rrethanat kryesore që MINIKASKO të aktivizohet pas një aksidenti janë këto: duhet që drejtuesi i mjetit ta ketë siguracionin MINIKASKO, aksidenti të ndodhë mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike. 

MINIKASKO është krijuar për të kursyer kohë, stres dhe procedura të gjata për klientët.

Vetëm në vitin 2025, 144 persona kanë përfituar pagesat nga SIGAL për siguracionet e tyre MINIKASKO, mbi 300 mijë euro u janë paguar. Në total, mbi 3 milionë euro janë paguar nga kompania gjatë një dekade.

Ky është një opsion i thjeshtë dhe ekonomik për më shumë siguri në rrugë. Nëse ke MINIKASKO dhe je aksidentuar mjet me mjet, në rrugë automobilistike dhe në lëvizje, edhe nëse je shkaktar, deri në 10 mijë euro dëmin do të ta mbulojë SIGAL INSURANCE GROUP.

MINIKASKO mund të blihet online në pak sekonda: sigal.al, ose në çdo zyrë të SIGAL në të gjithë vendin. Sipas raportit zyrtar të AMF për muajin janar 2026, SIGAL Insurance Group, në tregun me 8 kompani sigurimesh, mbetet paguesja kryesore e dëmeve me 33.32% të totalit të industrisë.

ME TE LEXUARAT