15-vjeçari i mbytur në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi infarkt

Aktualitet

15-vjeçari i mbytur në pishinë, reagon policia e

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi

Gjirokastër – Humb jetën një i mitur në një pishinë, dyshohet arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një i mitur ka humbur jetën në ambientet e një pishine. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fëmija ka pësuar një arrest kardiak, por shkaqet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

ME TE LEXUARAT