Flet babai i 21-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga mjeku: E lyente me krem në zonën intime. Nënës i thoshte; kthe kokën!

Aktualitet

Flet babai i 21-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga mjeku: E

Xhorxhi, babai i 21-vjeçares nga Korça, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Nikolla Nunka shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë, ndërsa kërkon nga autoritetet që drejtësia të bëjë punën e vet.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, babai i të resë tha se “një kriminel i tillë duhet në burg, jo në spital”.

Ai tregon se vajza e tij, pasi kishte shfaqur disa probleme shëndetësore kishin shkuar në spital, ku mjeku i kishte thënë se analizat i kanë dalë keq dhe duhet të operohet nga apandesiti.

Sipas tij, mjeku i kishte dhënë një krem dhe atë krem ia aplikonte, ndërsa thotë se “gjyshes i thoshte kthehu, mos shiko”.

“Gjendja e vajzës është tronditëse. Qan në disa momente. Është e shqetësuar dhe nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale. I thash mos lexo e dëgjo shumë, drejtësia dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Sipas tij, mjeku i kishte dhënë një krem dhe atë krem ia aplikonte, ndërsa thotë se “gjyshes i thoshte kthehu, mos shiko”.

“Gjendja e vajzës është tronditëse. Qan në disa momente. Është e shqetësuar dhe nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale. I thash mos lexo e dëgjo shumë, drejtësia dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Doktori i tha që do të jap një krem, t’ia bëjë nëna jote. I thash, në rregull doktor, do ia bëj. Dua që të më shërohet vajza që ta çoj shëndosh e mirë te nëna.

Ai më tha; pa merak, do ta shoh si vajzën time. Kam frikë si do ja ketë bërë operacionin, se ça nuk kam dëgjuar për të. Se di jo, nëse ia bëri operacionin se ishte vetë sëmurë apo jo. Ekoja tregoi që nuk kishte apendicit. Kur ai pa analizat më tha; vajza i ka keq analizat, ka apendicit. Duhet ta bëjmë operim. Më tha do e operojmë në mëngjes.

E bëmë operim në mëngjes dhe më pas e çuan vajzën në dhomë. Kur nëna ime ishte aty në dhomë, ai ia kishte aplikuar kremin vajzës. Aty ishte nëna, por i kishte thënë; kthehu mënjanë. Vajza më tha; e aplikoj vetë këtë kremin s’ka pse ma vë doktori”, tha babai i të resë.

Xhorxhi tregoi edhe një moment përballje me mjekun, ku ai i ‘lutej dhe i thoshte që është keqkuptim’.

“Një kriminel i tillë mbahet në spital, ai duhet të çohet në burg”, tha babai i 21 vjecares.

 

ME TE LEXUARAT