Mbi 40 vite në shërbim të qytetarëve, Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që dolën në pension

Aktualitet

Mbi 40 vite në shërbim të qytetarëve, Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës shtatë punonjës policie që kanë shërbyer për më shumë se katër dekada në radhët e institucionit.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Hita shprehu mirënjohje dhe respekt për kontributin e tyre ndër vite, duke theksuar se ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë publike dhe të vetë institucionit të policisë.

Sot është një ditë vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje për 7 kolegët tanë, të cilët pas një rruge të gjatë dhe dinjitoze në radhët e Policisë së Shtetit, mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale”, u shpreh ai.

Kreu i Policisë së Shtetit tha se ceremonia nuk ishte thjesht një përcjellje drejt pensionit, por një moment për të nderuar kolegë që kanë kontribuar për dekada në sigurinë publike dhe në edukimin e brezave të rinj të policisë.

Ai theksoi se përvoja dhe profesionalizmi i tyre do të mbeten një referencë e rëndësishme edhe pas përfundimit të karrierës aktive.

“Lidhja juaj me Policinë e Shtetit nuk mbaron sot. Dera e institucionit do të jetë gjithmonë e hapur për ju, për mendimet, këshillat dhe eksperiencën tuaj”, deklaroi Hita.

Në përfundim, punonjësit që dolën në pension falënderuan drejtuesin e policisë për vlerësimin e bërë ndaj tyre dhe i uruan suksese në drejtimin e institucionit.

Deklarata e plotë:

Të nderuar kolegë që mbyllët karrierën,

Pensioni nuk është fundi i kontributit tuaj. Është fillimi i një etape të re në jetën tuaj, për më shumë kohë për veten, për familjen që ka qenë mbështetja juaj më e madhe gjatë viteve të shërbimit, shpesh duke ndarë me ju vështirësitë, sakrificat dhe mungesat që sjell kjo detyrë.

Lidhja juaj me Policinë e Shtetit nuk mbaron sot. Përvoja, profesionalizmi dhe vlerat që keni ndërtuar ndër vite do të mbeten një referencë e vyer për brezat e rinj. Ndaj, edhe pas daljes në pension, dera e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e hapur për ju, për mendimet, këshillat, sugjerimet dhe eksperiencën tuaj të vyer.

Në emër të Policisë së Shtetit dhe në emrin tim personal, ju falënderoj dhe ju uroj shëndet, jetë të gjatë, qetësi dhe krenari për gjithçka keni dhënë për Policinë e Shtetit dhe për qytetarët shqiptarë.

Faleminderit!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

ME TE LEXUARAT