Çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Një segment rreth 30 metra i gjatë në Rrugën e lumit të Vlorës, në zonën që lidh fshatin Kuç me Qeparoin ka shfaqur çarje të dukshme në trupin e asfaltit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit.
Sipas informacioneve paraprake, rruga ka pësuar çedim në një pjesë të saj, duke krijuar edhe plasaritje anësore që dyshohet të jenë shkaktuar nga lëvizjet e tokës dhe faktorë nëntokësorë. Segmenti i dëmtuar shtrihet në një zonë me terren të thepisur.
Aktualisht, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin e segmentit të dëmtuar, ndërsa është bërë edhe sinjalizimi i zonës për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve


