Aksident i rëndë në aksin Bradashesh-Peqin, raportohet për një vikt'imë
Lajmifundit
/
14 Shtator 2026, 11:54
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë Bradasheshit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, ka përplasur 70-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, i moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Elbasan. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë transportit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


