Aksident i RËNDË në autostradën Lushnjë-Fier, taksia përplas për vdekje këmbësorin

Aktualitet

Aksident i RËNDË në autostradën Lushnjë-Fier, taksia

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier.

Mësohet se ksidenti u shënua në fshatin Rrapëz, ku një mjet taksi ka marrë përpara një person, i cili ka gjetur vdekjen menjëhershme. Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe po kryen procedurat hetimore.

Ambulanca mbërriti në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg. Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, mashkull, po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër, por rrethanat dhe dinamika mbeten ende të paqarta.

 

ME TE LEXUARAT