Aksident me vdekje në "Shkodër-Lezhë", humb jetën 30-vjeçari! Plagoset gruaja dhe dy fëmijët e tij

Aktualitet

Aksident me vdekje në "Shkodër-Lezhë", humb jetën

Një 37-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë. Mësohet se automjeti i tij është përplasur nga kamioni që drejtohej nga shtetasi T.K.,42-vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar gruaja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës.

Njoftimi i policisë: 

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT