PD kërkesë KQZ-së: Nuk na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit
Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.
Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara.
KQZ fillimisht dhe më pas KAS e Kolegji Zgjedhor, ia ka rrëzuar shumicën e kërkesave, teksa edhe pranimi i numërimit të pjesshëm për disa qarqe, Tirana dhe Fieri të gjitha dhe Durrësi pjesërisht, më shumë po tregojnë vjedhjen e kandidatëve të PD-së brenda partisë, ndërsa nuk ka pasur ndryshime mandatesh mes subjektesh.
Të trija shkallët kanë certifikuar rezultatin e 11 majit në 8 prej qarqeve dhe nga KQZ janë shpërndarë mandatet e deputetëve fitues për partitë garuese.