Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete, nuk ka të lënduar
Lajmifundit
/
16 Qershor 2026, 09:47
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Dy automjete dhe një fuoristradë janë përplasur në kthesën tek ish-Divizioni, sot Drejtoria e Policisë Kufitare.
Nuk raportohet për dëmtime në njerëz, veçse dëme materiale.


