Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagoset një efektiv policie

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagoset

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë rrugore, i cili dyshohet se ka qenë në shërbim në momentin e aksidentit. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ky aks rrugor vijon të mbetet problematik për drejtuesit e mjeteve. Në një pjesë të konsiderueshme të tij mungon sinjalistika rrugore dhe ndriçimi, ndërsa nuk janë të pakta segmentet e cilësuara si “njolla të zeza”, ku shpesh janë shënuar aksidente, disa prej tyre edhe me pasoja të rënda për jetën.

Nga aksidenti raportohen edhe dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

ME TE LEXUARAT