“Pirro, s’po të marr në telefon”/ Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Më falni për shprehjen, por nuk i plas kujt

Politikë

“Pirro, s’po të marr në telefon”/ Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e Selitë.

Në një video-mesazh të publikuar, Braçe shprehet se prej muajsh nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.

“Pirro, se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, shprehet ai.

Deputeti thekson se rruga kryesore e zonës është në gjendje të amortizuar dhe problematika është përkeqësuar me kalimin e kohës.

“Në territor, si deputet i 5-sës, rruga qendrore-kryesore e Selitës ka mbaruar! Nuk mbaj mend se kur u bë gropa e parë, por atë e ka zënë gropa e dytë dhe gropa e tretë! Shihni se si ndalojnë shoferët për të ruajtur makinat dhe si krijohet trafiku në oraret e pikut! Nganjëherë e humb dhe dëshirën të flasësh, sepse – më falni për shprehjen – nuk i plas kujt!

Me gjasë, gropa të tjera do mbulojnë gjithë rrugën dhe drejtorët e bashkisë do shohin rehatin e pushtetit të dhënë nga vota e njerëzve në Selitë!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT