Aksident në aksin Librazhd–Përrenjas, plagoset drejtuesi i “Benz”-it
Lajmifundit
/
6 Prill 2026, 13:38
Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Dragostunjë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet të rëndë, i cili ishte duke punuar për zgjerimin e Korridorit VIII.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz”-it, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.