Aksident në aksin rrugor “Manëz–Durrës”, makina përplaset me një automjet të parkuar, plagoset drejtuesi 24 vjeç
Lajmifundit
/
5 Mars 2026, 18:48
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Manëz–Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:55 një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale B. R., 24 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që ishte i parkuar jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


