Sherri në Parlament pas deklaratave të Ballës, reagon Peleshi: Sekretariati i Etikës do të mbajë qëndrim

Politikë

Sherri në Parlament pas deklaratave të Ballës, reagon Peleshi:

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, është shprehur se Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim për sherrin në Kuvend, pasi të marrë pamjet filmike dhe audio nga momenti i përplasjeve.

“Lidhur me situatën e krijuar, kjo ishte arsyeja pse morëm pushimin për të gjetur mirëkuptim për të vazhduar.

Nuk dua që të mbetet dikush i lënduar. Balla ka kërkuar dy ose tri herë ndjesë. Nuk është e thënë që të jemi dakord me qëndrimet e njërit apo tjetrit. Rregullorja ka një standard etike.

Qëndrimi im është që për atë shkelje masive të rregullores nga një grup i madh deputetësh, të gjithë kanë vërejtje. Sekretariati i Etikës do të marrë pamjet audio dhe video dhe do të mbajë një qëndrim”, tha Peleshi./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT