Aksident në aksin Shkodër–Muriqan: Makina përplas motorin, një 66-vjeçar dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Muriqan. Një makinë me drejtues I.B ka përplasur motorin me drejtues M.H 66-vjeç, i cili ka metur i palgosur.
66-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motor me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Klan


