Aksident në Fier, automjeti me shpejtësi të lartë përfundon në kanalin anësor të rrugës, ndërron jetë shoferi

Aktualitet

Aksident në Fier, automjeti me shpejtësi të lartë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës , duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit .

Fier/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.

ME TE LEXUARAT