Rama,: Këtë 26 maj e ngjitëm Shqipërinë një shkallë më lart, zgjedhjet e ardhshme do të kemi fitore plebishitare

Politikë

Rama,: Këtë 26 maj e ngjitëm Shqipërinë një

Nga Korça, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Partia Socialiste do të vazhdojë të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme.

Rama, në këtë 35 vjetor të PS, ka sjellë në kujtesën e shqiptarëve vitin 1996, ku sipas tij, përfaqësuesit e PS në atë kohë në opozitë dhunoheshin nga partia në pushtet, që ishte PD.

Ai theksoi se për koicidencë, këtë vit në 26 maj, Shqipëria u afrua një hap me BE.

Fjala e Edi Ramës në Korçë:

Një koicidencë e madhe bashkoi në një datë 26 maj, 2 momente shumë domethënëse të PS. 26 maj të 1996 kur socialistët u përballën me furinë e një dhune dhe brutalitet që faktikisht vuri të gjithë Shqipërinë përballë sfidës reale të demokracisë dhe që vendosi PS në një soituatë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ata që ishin ën vijën e parë qoftë si përfaqësues në ato zgjedhje qoftë si drejtues u dhunuan, siç u dhunua edhe rezultati i zgjedhjeve.

Ai 26 maj, sot është i papërfytyrueshëm për shumëkënd dhe që nuk e ka jetuar atë moment dramatik. Është e paimagjinueshme sot, ku opozita dhunohej vazhdimisht. Kishte vetëm një ekran dhe në atë ekran nuk shfaqej asnjë herë opozita, përveç ndonjë pamje që mbulohej me koment negativ nga spikeri. Shqipëria e asaj kohe kishte vetëm një gazetë opozitare e cila u bë shkrumb e hi. Nuk mund të imagjinohet sot nga shumëkush që ishte e pamundur të ishe në opozitë e të mos denigroheshe dita-ditës.

Selia e PS u fut në një cep dhe qielli po vajton tani se çfarë ishte ajo kohë. Dua ta kthehemi tek 26 maji i pak ditëve, kur PS e ngjiti Shqipërinë edhe një maj më lart në rrugën drejt majës që është amaneti që kemi nga të parët tanë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë. Ne do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit. PS është e vetmja forca politike që është në gjendje të ketë marrëdhënie të drejtë me botën. Është krenaria jonë që ja kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo në botë. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Në zgjedhjet e ardhshme do marrim një tjetër fitore të thellë

ME TE LEXUARAT