Aksident në Fier, automjeti përplas këmbësorin në vijat e bardha

Aktualitet

Aksident në Fier, automjeti përplas këmbësorin në vijat

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.

Një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga një grua, ka përplasur një kalimtar teksa ky i fundit po kalonte në vijat e bardha.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT