Aksident në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari/ Arrestohen dy shoferët, drejtonin mjetet të dehur

Aktualitet

Aksident në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari/

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Gjiri i Lalëzit, ku përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer në njërin prej automjeteve.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe një pasagjer tjetër, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, pasi nga verifikimet rezultoi se ata drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT