Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një dyqani

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Laç, lënda plasëse ishte

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Laç në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku një sasi tritoli është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet brenda një kompleksi shërbimesh.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët.

ME TE LEXUARAT