Aksident në Golem të Lushnjes, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Aktualitet

Aksident në Golem të Lushnjes, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Një aksident ka ndodhur në Golem të Lushnjes ku janë përfshirë dy automjete.Si pasoje e kësaj përplasjeje një person ka marr lëndimi të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit tip ‘Golf 5’ i cili ka goditur nga pas mjetin tip ‘Mercedes c class’.

Nga përplasja e fortë dy automjete janë shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i mjetit golf është shoqëruar ne polici. Si pasoje e këtij aksidenti është shkaktuar trafik nga rrethrrotullimi i Grabjanit deri në atë të Plugut./Top Channel

ME TE LEXUARAT