Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësorin, i lënduari transportohet në spital
Lajmifundit
/
1 Maj 2026, 11:24
Aktualitet

Një aksident trafiku u regjistrua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një makinë përplasi një këmbësor.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:55, në rrugën “Pogej”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi M. Z., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e motomjetit dhe kapjen e drejtuesit të tij.


