Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja
Lajmifundit
/
6 Prill 2026, 13:00
Aktualitet

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shoferi i mjetit tip Golf, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.
“Specialistët referuan materialet në Prokurori pasi dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Golf” ka aksidentuar një të mitur. I mituri ndodhet i shtruar në Spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, punohet për identifikimin dhe kapjen e tij”, sqaron policia.


