Detaje nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, 1 të vdekur dhe 14 të plagosur (Video)

Aktualitet

Detaje nga aksidenti tragjik në autostradën

Një aksident tragjik është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përmbysur pasi dyshohet se u përplas fillimisht me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 1 person, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i autobusit mund të ketë pësuar përgjumje ose një problem shëndetësor, si infarkt, çka mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulancat dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë.

Sipas oficerit Perlat Vatoci, rreth orës 15:00 është marrë njoftimi për aksidentin, ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me trafikndarësen, përpara se të dalë nga rruga.

Ai bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas tij, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili raportohet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin,” u shpreh oficeri Vatoci, duke shtuar se furgoni ishte i licencuar për linjën Berat–Tiranë dhe anasjelltas dhe po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit në momentin e aksidentit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT