Autobusi i linjës së Beratit përmbyset në aksin Durrës-Tiranë, dy viktima

Aktualitet

Autobusi i linjës së Beratit përmbyset në aksin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës., ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes dy prej pasagjerëve kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarëve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

vijon

 

ME TE LEXUARAT