Aksidenti me vdekje në Ksamil, policia jep detaje për ngjarjen: Humbi jetën 20-vjeçari, plagoset shoferi

Aktualitet

Aksidenti me vdekje në Ksamil, policia jep detaje për ngjarjen: Humbi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.

Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi Antonio Mateli., rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari  Angjelo Gjika, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara, 22-vjeçari që drejtonte automjetin është Angjelo Gjika.

Ksamil/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në Rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës, në Ksamil, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Gj., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi A. M., rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

ME TE LEXUARAT