Aksion i shpejtë i policisë në Shkodër/ Arrestohet autori i pla'gosjes me ar'më të Vladimir Bruçit

Aktualitet

Aksion i shpejtë i policisë në Shkodër/ Arrestohet autori i

Një debat i çastit mes dy miqve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit ditën e sotme në Shkodër. 

I dyshuari për ngjarjen, shtetasi Pjerin Bitani, është vetëdorëzuar në ambientet e policisë vendore pas negociatave të zhvilluara me efektivët e Shkodrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, ku pas një konflikti mbeti i plagosur shtetasi Vladimir Bruçi. Nga hetimet paraprake mësohet se dy personat njiheshin prej vitesh dhe gëzonin marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin, por situata ka agravuar pas një debati banal.

Motivi i konfliktit
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se shkak për përplasjen dyshohet të jenë bërë kamerat e sigurisë. 

Bruçi i ka kërkuar Bitanit të hiqte kamerat e vendosura në lokalin e tij, me arsyetimin se banonte pranë dhe kalonte çdo ditë aty. Refuzimi i Bitanit për t'i hequr ato ka çuar në përshkallëzimin e debatit deri në përdorimin e armës së zjarrit.

I plagosuri Vladimir Bruçi është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas vetëdorëzimit të Bitanit, grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e të gjitha detajeve të konfliktit.

Njoftimi: 

Shkodër

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, për motive të dobëta; pas kontrolleve të shumta, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave mes familjarëve dhe Policisë, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të komshiut të tij.

70-vjeçari u arrestua për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, pamundësisë për t’u larguar dhe për të qëndruar i fshehur, si dhe negociatave të vazhdueshme mes familjarëve të autorit të dyshuar dhe Policisë, shtetasi P. B. u vetëdorëzua te strukturat e Policisë, në lagjen “Rus”, ku qëndronte i fshehur prej disa orësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 70-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi:

Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B., 70 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin V. B., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT