"Nga Komisariati Nr.3: Aktivistët pyesin Manjën për vilën në Palasë, Kokaj: ‘Ç’lidhje ke me pronat në Rrjoll?’

Nga protesta para kryeministrisë, aktivistët Edison Likaj dhe Luçjana Koka kanë lexuar një seri pyetjesh ndaj ish-ministrit të Drejtësisë dhe deputetit Ulsi Manja, i cili raportohet se u përplas me protestuesit ditën e sotme në protestën para Parlamentit.
Aktivisti Edison Likaj lexoi pyetjet e ardhur nga protestuesit e arrestuar drejtuar Manjës, ndër të cilat thuhej: “A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? … A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?”.
“Ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg”, deklaroi aktivisti.
Ndërkohë, aktivistja Luçjana Koka ngriti një tjetër pyetje, duke e pyetur Manjës lidhur me një çështje pronash në Rrjoll, në kohën kur deputeti ka qenë Prokuror.
“Kam një pyetje personale, çfarë lidhje ke Ulsi me tokat e Rrjollit kur ishte prokuror në Shkodër?”, pyeti ajo.
Edison Likaj: Nga Komisariati nr.3, ku janë miqtë dhe vëllezërit tanë, na nisin disa pyetje që janë pyetje retorike dhe publike për Ulsi Manjën, meqë ai dhe bandat e tij goditën protestuesit:
A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? Për këtë ka edhe pyetje të tjera. A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë?
E sa e sa pyetje të tjera na vijnë nga komisariati. Ndaj ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg.


