Aktivisti Edison Lika: Polici tentoi të godasë me thikë Gent Prognin, bëmë kallëzim dhe ankesë në AMP

Aktualitet

Aktivisti Edison Lika: Polici tentoi të godasë me thikë Gent

Aktivisti Edison Lika ka reaguar pas incidentit të denoncuar gjatë protestës, ku një efektiv i policisë, civil, ka nxjerrë thikën ndaj aktivistit Gent Progni. 

Ai tha se për ngjarjen është bërë kallëzim penal dhe ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa shtoi se personi i dyshuar nuk e ka përdorur thikën vetëm si mjet kërcënimi, por ka tentuar të godasë Prognin.

“Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë”, tha aktivisti.

Lika bëri të ditur se pas incidentit kanë kërkuar kamerat te biznese pranë vendit të ngjarjes, por ato janë përgjigjur duke thënë “nuk kemi kamera”.

“Më pas, siç do të duhej të ndodhte kudo në botë, shkuam të kërkonim kamerat pranë ambientit ku kjo kishte ndodhur. Tre argjendari, që duhet të jenë bizneset më të mbrojtura në vend, na thanë që nuk kemi kamera. Kjo nuk është heshtje, është bashkëpunim me policinë e krimit”, u shpreh ai.

Aktivisti Edison Lika: Ne kemi qenë të vetëdijshëm se sa më shumë ata ta kuptojnë që po u vjen fundi, aq më agresivë do të bëhen. A i keni parë protestat e fundit te Parlamenti? Policia ka një lloj agresiviteti të shtuar dhe duket sikur nuk e di më se çfarë po bën. Dhjetëra qytetarë, aktivistë, janë marrë peng nga kjo polici vetëm se po qëndronin në trotuare dhe po filmonin. Të enjten e kaluar, u mora unë vetëm se isha në trotuar dhe po jepja një intervistë, dhe sot u mor Genc Shehu vetëm se po filmonte. Ama ne me këtë nivel ishim mësuar dhe e kemi përballuar me dinjitet dhe me kryelartësi.

Por sot ka ndodhur diçka që nuk e kthen më situatën siç ishte më parë. Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Polici i krimit, polici i krimit. E në fakt, ai nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë.

Ajo thikë sot nuk i është drejtuar vetëm Gent Prognit, por na është drejtuar të gjithëve ne. Nga ky shesh dua t’ju them që as ju kemi frikë, por as nuk ju falim. Sigurisht, kundër atij polici është bërë kallëzim penal dhe ankesë në AMP. Më pas, siç do të duhej të ndodhte kudo në botë, shkuam të kërkonim kamerat pranë ambientit ku kjo kishte ndodhur. Tre argjendari, që duhet të jenë bizneset më të mbrojtura në vend, na thanë që nuk kemi kamera. Kjo nuk është heshtje, është bashkëpunim me policinë e krimit.

Ndaj, nga ky shesh u bëjmë sot thirrje organeve hetimore të arrestojnë një minutë e më parë policin bandit që nxori thikën ndaj një protestuesi sot.

Një shprehje ka qenë edhe pjesë e kësaj proteste: “Kur polici na drejton thikën, kush duhet të na mbrojë?” Kjo është vijë e kuqe, kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo është e pafalshme. Polici i krimit! Ne do t’i qëndrojmë në krah mikut tonë dhe protestuesit që prej ditës së parë, sepse në këtë shesh ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Dhe duhet ta dinë: atyre po u vjen fundi. Ju erdhi fundi.

ME TE LEXUARAT