‘E ka degraduar qeverisjen e tij’, Salianji kërkon dorëheqjen e Ramës: Njeriu që i ka vënë zjarrin…

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot është shprehur se Shqipëria është e gatshme t’u shkojë në ndihmë vendeve të Europës, si Francës dhe Spanjës për të shuar zjarret.
Por sipas Salianjit këto deklarata janë për të vënë duart në kohë, pasi zjarrfikëset në Shqipëri janë lënë pa mjeke, ndërkohë që në shumë raste zjarret tentohen të fiken me degë pemësh ose presin kur të bjerë shi.
Ish deputeti i PD i kërkon Ramës që të japë dorëheqjen, pasi vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të këtë kapacitete për të mbrojtur qytetarët, pyet dhe pronat e tyre.
“Nuk është për të qeshur, por për të vënë duart në kokë. Njeriu që i ka vënë zjarrin Shqipërisë me keqqeverisje, mungesë investimesh, braktisje të shërbimeve publike, korrupsion dhe kriminalizim të administratës sot del e shitet si shpëtimtari i Europës.
Ndërsa zjarrfikësit shqiptarë lihen pa mjete, pa pajisje dhe në shumë raste detyrohen të luftojnë flakët me degë pemësh ose të presin derisa të bjerë shiu, Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si “shpëtimtar” për Francën dhe Spanjën. E ka degraduar qeverisjen e tij me pantallona nëpër këmbë e tani tallet me kapacitetet për të shpëtuar Evropen .
Jep dorëheqjen që Shqipëria të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, pyjet dhe pronat e tyre!”, thekson demokrati.


