"Alarm" në Policinë e Shtetit, Lamallari mbledh me urgjencë drejtuesit vendorë, çfarë po ndodh?
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka thirrur në një takim drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit.
Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet sot në orën 09:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Takimi zhvillohet në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa zona, ndërsa Policia e Shtetit ka arrestuar dhe proceduar disa persona të dyshuar për zjarrvënie.
Në fokus pritet të jenë edhe disa prej ngjarjeve të ndryshme të regjistruara gjatë ditëve të fundit, si dhe masat për forcimin e sigurisë dhe reagimin e strukturave të policisë në terren.