Ambasada amerikane uron besimtarët muslimanë për Fitër Bajramin: Paçi festë të bekuar!
Lajmifundit
/
20 Mars 2026, 12:23
Aktualitet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar besimtarët shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh të ngrohtë nga Shtëpia e Bardhë për këtë festë të rëndësishme.
Në urimin e publikuar, theksohet dëshira për paqe, mirësi dhe gëzim për të gjithë ata që e festojnë këtë ditë.
“Ne përcjellim urimet tona më të ngrohta për një Fitër Bajram të bekuar të gjithë atyre që festojnë”, thuhet në mesazhin presidencial, i cili është shpërndarë edhe nga ambasada amerikane, duke përcjellë kështu urimet për komunitetin mysliman.


