“Ambasadat e BE dhe SHBA të na ndihmojnë për të hequr qafe këtë…”/ Pedagogu: Rama ka kriminalizuar shoqërinë

Një protestues u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në protestë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.
Ai bëri apel edhe ndaj përfaqësive diplomatike në vendin tonë që të ndihmojnë protestuesit për largimin e qeverisë, pasi, sipas tij, pasojat e keqqeverisjes shtrihen edhe në BE dhe SHBA.
“Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem.
Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë, në përballje me diktaturat, dhe do të vdes po në sheshet e lirisë.
Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe po dëbon shoqërinë.
Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë; ai mbjell vetëm krim dhe bela edhe për BE-në dhe SHBA-në.
Ju që protestoni e meritoni titullin "qytetar"; ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, tha pedagogu.


