Protesta e 32-të, qytetari kritika ndaj Braçes, Ballës dhe Berishës: Zhdukuni, palaço! O xhaxhi Sali, po ik o burrë, liro partinë

Qytetari: Na ka dalë Erion Braçe, burrë që nuk ia vlen të merresh me të, jo miush, po kone. Vjen e merret me disa njerëz që janë në punën e vet atje në fushën e Myzeqesë, gjoja i përfaqëson. O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri?
Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve. Ia vodhët Europës ato lekë. Dhe kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona, ore palaço.
I them Taulant Ballës, që është bërë, nuk e di se si është bërë, si ballë i gjerë kështu, ka marrë një formë shpërfytyrimi. Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti, ore palaço? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë.
Për ta balancuar, se nuk janë vetëm këta, kanë edhe ortakë. Ortaku i tyre është Partia Demokratike, ku thërret qameti. O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, ore, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm.
Ik me gjithë llumin, kockaxhinjtë që ke mbrapa. Po bëjnë opozitë pa qenë opozitë. O palaço, largohuni, ikni, zhdukuni. Këtu do flasim troç, largohuni, se do t’ju marrim zvarrë.


