Përfundon marshimi nëTiranë, qytetarët mbyllin protestën e 111-të poshtë zyrës së kryeministrit: Jep dorëheqjen!

Aktualitet

Përfundon marshimi nëTiranë, qytetarët mbyllin

Përfundon protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët e kanë mbyllur marshimin sërish poshtë zyrës së kryeministrit.

Pas marshimit në disa prej akseve të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta e tyre.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë parakaluar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në zonën e ish-Bllokut dhe në ish-Sheshin “Wilson”, përpara se të vijonin drejt bulevardit dhe Kryeministrisë.

Në përfundim të marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

“Arrestoni Ramën!” dhe “Jep dorëheqjen!”, kanë brohoritur qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit.

 

ME TE LEXUARAT