Pagat e magjistratëve/ Gjokutaj: Rama zhbëri Kushtetuesen, thotë paratë i jap unë, kur dua dhe sa dua

Politikë

Pagat e magjistratëve/ Gjokutaj: Rama zhbëri Kushtetuesen, thotë

Në një intervistë për Media, juristi Genc Gjokutaj e quan ftesën e Ramës për takim me gjyqtarët një ditë pasi ua caktoi pagën që donte vetë dhe pa i pyetur e quajti ‘populiste’

“E para Ekzekutivi me gjyqësorin nuk kanë punë të takohen nëse nuk ka prapaskena, siç është në rastin konkret.

Dhe takimi nëse duhej të bëhej duhej të ishte bërë para se të bëhej ligji për të dëgjuar atë grup njerëzish që afektohen nga ligji dhe për të marrë opinionet e tyre.

Sepse do të bëhej një ligj që do të rregullonte marrëdhëniet sa më të mirë të jetë e mundur, por dhe që gjyqtarët të përfitonin atë që meritojnë.

Ftesa për takim është për populizëm. Ajo bisedë as për kafe nuk pihet më. Çfarë objekti ka takimi.”

Ai argumenton se me miratimin e formulës së re për pagat e magjistratëve zhbëri Gjykatën Kushtetuese.

“Ai dje zhbëri Gjykatën Kushtetuese si koncept.  Ai thotë ju shkoni bëni gjyqet, merrni vendimet, por pagat i jap unë, kur dua unë dhe sa dua unë. Vendimi i gjykatës Kushtetuese është detyrues dhe nuk ka kuvend e nuk ka institucion që ta ndalë. Modeli që do të injektojë është ky është gjykata, ky është kuvendi dhe bën çfarë të dojë” tha Gjokutaj.

Ai foli edhe për nxitimin për ta kaluar në kuvend, dekretin e presidentit dhe publikimin në Fletore Zyrtare brenda 24 orësh.

“Fakti që gjykata Kushtetuese ka vënë afat për ekzekutimin e vendimit të saj u vërtetua as më shumë as më pak, mbrëmë në 01:30 me urgjencë u miratua ligji, në mëngjes e firmosi presidenti dhe në drekë doli në fletore zyrtare. Pse gjithë kjo shpejtësi kur kjo punë priste, sipas zotit kryeministër? “

Por kjo punë nuk priste. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të veprohet me kaq shpejtësi. Rama në demagogjinë e tij bën tjetër gjë por në realitet është i qartë se të drejtë ka Gjykata Kushtetuese dhe duhej ta kishte zbatuar.” – tha ai.

ME TE LEXUARAT