Autori me gjakftohtësi të plotë, edhe pse mori tre plumba…/ Si ndodhi përplasja FATALE me efektivët në Maliq
Lajmifundit
/
4 Qershor 2026, 11:28
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.
Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat që e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk reagonte apo nuk shfaqje shenja dhimbjeje.
Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.


