“Audi” dhe trupi i kalimtarit bëhen copash/ PAMJET e rënda nga aksidenti në Tapizë-Fushë Krujë

Pamjet që shikoni në foton e mësipërme janë nga aksidenti tragjik, i regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje një 62 vjeçar.
Sic mund të shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Audi” bashkë me trupin e 62 vjeçarit janë bërë copa si pasojë e përplasjes.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 ku automjeti me drejtues shtetasin Kleo Malja., rreth 19 vjeç, aksidentoi këmbësorin shtetasin Nazif Zeneli, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


