“Audi” luksoz bëhet “petë” në aksin Tapizë-Fushë Krujë, nisen me urgjencë drejt Traumës tre të plagosurit

Aktualitet

“Audi” luksoz bëhet “petë” në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 11: 00 në aksin “Tapizë-Fushë Krujë, ku si pasojë kanë ngelur të plagosur tre persona.

Blutë bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28-vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. D., 19-vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, përpos dy drejtuesve të mjeteve, i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri i cili ndodhej në automjetin e 28-vjeçarit.

Bëhet me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe janë nisur drejtë spitalit të Traumës.

ME TE LEXUARAT