“Do vijë dita që ministri do jetë AI’’, Rama: Nuk do ketë kushëri t’i fusë në punë

Politikë

“Do vijë dita që ministri do jetë AI’’, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e shpejta teknologjike dhe përshtatjen e kompanive dhe bizneseve shqiptare me këto inovacione teknologjike.

Në fjalën e tij Rama nuk mund të mos përmendte Inteligjencën Artificiale e cila është bërë prezente ne jetën e qytetarëve kudo në botë.

Me humor kreu i qeverisë u shpreh se do vijë dita që ministri do jetë AI, që s’do ketë as kushëri as mik që do e futë në punë.  

“Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i bordit, shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI.

Ministrin “x” e ke AI, nuk ka as kushëri për të fut në punë, as interesa të prishë proceset dhe nuk po them që është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi mund të merrej përsipër”- u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT