Bien temperaturat/ Moti sot, e hënë 31 gusht 2026

Aktualitet

Bien temperaturat/ Moti sot, e hënë 31 gusht 2026
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.

Reshje shiu me intensitet kryesisht kë ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites.

Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperwndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

ME TE LEXUARAT