Bllokohen me shirita 2 subjekte/ Aksioni në Shkodër, Task-Forca e Tatimeve 'zbarkon' në terren
Task-forca e Administratës Tatimore ka intensifikuar kontrollet në Shkodër në kuadër të planit operacional të turizmit, me fokus respektimin e detyrimeve tatimore dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.
Gjatë kontrolleve janë kryer 23 verifikime, ku janë konstatuar 13 shkelje administrative, të lidhura me faturimin, autofaturimin, certifikatën elektronike dhe ushtrimin e aktivitetit të paregjistruar.
Sipas Administratës Tatimore, shkeljet e konstatuara janë konkretisht, 2 raste për mallra pa faturë, 2 raste për mungesë autofature, 6 raste për moslëshim me fature, 1 rast për mospajisje me certifikatë elektronike, 2 subjekte të paregjistruara të bllokuara me shirita.
Drejtoria e Tatimeve thekson se plani operacional i turizmit vijon me kontrolle në terren për respektimin e detyrimeve tatimore dhe një aktivitet ekonomik më të formalizuar.
Administrata Tatimore fton qytetarët të denoncojnë shkeljet përmes aplikacionit “Denenco Evazionin”, si dhe të kërkojnë faturën për çdo blerje apo shërbim.


