Gjendet i pajetë në një kasolle/ Ndërron jetë 73-vjeçari në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës (Zbulohet identiteti)
Lajmifundit
/
20 Gusht 2026, 18:44
Aktualitet

Një 73-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës, qarku Fier.
I moshuari i identifikuar si Tetem Ismailaj, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në një kasolle pranë banesës.
Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së të moshuarit.


