“Bonnie dhe Clyde”, shqiptari dhe e dashura e tij britanike bënin kërdinë duke vjedhur

Aktualitet

“Bonnie dhe Clyde”, shqiptari dhe e dashura e tij britanike

Një bandë e organizuar kriminale, e përbërë nga pesë shtetas shqiptarë dhe një grua britanike, është shpallur fajtore për një seri grabitjesh që kapin vlerën e rreth 1 milion paundëve në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi, i cili vepronte në disa qarqe të Anglisë, kishte kryer të paktën 44 vjedhje në banesa luksoze, duke marrë bizhuteri, çanta firmato, ora të shtrenjta dhe para cash.

“Bonnie dhe Clyde”, shqiptari dhe e dashura e tij britanike

Në qendër të çështjes është Endrit Nikolli, 27 vjeç, i cili kishte një lidhje romantike me Jade Tubb, 33 vjeçe, shtetase britanike. Në letrat e sekuestruara nga policia, çifti e përshkruante veten si “Bonnie dhe Clyde”, duke e veshur me një petk romantik aktivitetin e tyre kriminal. Tubb kishte rol logjistik, pasi rezervonte automjetet e përdorura për grabitje dhe shpenzonte paratë e përfituara nga krimi.

“Bonnie dhe Clyde”, shqiptari dhe e dashura e tij britanike

Grupi përdorte shkallë për të hyrë nga dritaret e kateve të sipërme dhe synonte posaçërisht banesa të personave të pasur. Hetimet nisën në tetor 2024, ndërsa policia arriti të lidhë ngjarjet përmes gjurmëve të këpucëve dhe provave të ADN-së.

“Bonnie dhe Clyde”, shqiptari dhe e dashura e tij britanike

Shumica e sendeve të vjedhura janë shitur para arrestimeve. Të pandehurit janë lënë në paraburgim dhe pritet të dënohen më 20 shkurt në Gjykatën e Chester Crown.

ME TE LEXUARAT