Dalin pamje / Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë (VIDEO)

Aktualitet

Dalin pamje / Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi,

Janë publikuar pamje të reja nga incidenti i ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit, ku kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u largua me një dokument që lidhej me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në videon e siguruar shihet momenti kur Shehaj largohet me shpejtësi nga ambientet e Kuvendit, ndërsa një punonjëse e institucionit e ndjek nga pas në përpjekje për ta ndaluar. Gjatë ndjekjes, ajo rrëzohet në shkallë.

Menjëherë pas incidentit, punonjës të Gardës së Republikës ndërhyjnë për t’i dhënë ndihmën e parë punonjëses së rrëzuar, ndërsa Shehaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta politike, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Kuvendi për 60 ditë dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

ME TE LEXUARAT