Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtjas

Aktualitet

Dënohet me 24 vite burg autori i vrasjes së ish-policit të

Gjykata ka dhënë vendimin për Ilir Beqaraj, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë, Fushë-Krujë.

Beqaraj është shpallur fajtor dhe i është caktuar dënimi me 24 vite burgim për veprat penale që përfshijnë vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.

Ngjarja për të cilën u gjykua Beqaraj tronditi opinionin publik, pasi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, u qëllua për vdekje me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Gentjan Bejtja, një emër i njohur për drejtësinë dhe i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, ka qenë një figurë kontroversiale. Vrasja e tij ka tronditur opinionin publik, pasi ai ishte përfshirë në disa ngjarje të rënda gjatë karrierës së tij.

Një ngjarje tjetër e rëndë e ndodhur më herët, në 9 janar 2022, kishte bërë që Gentjan Bejtja të shpëtonte nga një atentat me breshëri kallashnikovi në afërsi të Niklës, në Fushë-Krujë. Gjatë atentatit, ai u shpall i pafajshëm, por miku i tij, Klodian Stafuka, 31 vjeç, i cili ndodhej në makinë me të, u plagos në krah. Atentati ndodhi kur ata kishin ndaluar për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Edhe pse Bejtja kishte shpëtuar nga atentati i parë, ekzekutimi i tij në mars 2024 ka ngritur shumë pyetje dhe ka thelluar dyshimet për lidhjet e tij me grupe kriminale. Hetimet për vrasjen e tij po vazhdojnë, ndërkohë që autori i krimit është tashmë pas hekurave.

Prokuroria e kishte kërkuar dënimin e tij me mbi 23 vite burg, duke kombinuar masat për tri vepra penale: vrasje me paramendim, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim dokumentesh.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT