Dhunuan brutalisht nënë e bir, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë (EMRAT)

Aktualitet

Dhunuan brutalisht nënë e bir, arrestohen dy vëllezërit

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën me sende të forta nënë e bir N. A dhe E. A.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona.

Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë. Të plagosurit kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

"Sarandë/Plagosen rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Sarandë, vihen në pranga dy vëllezërit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë. Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasit E. A., 26 vjeç, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë", njofton policia.

 

 

ME TE LEXUARAT