Takimi me Trump/ Zelensky: Jemi gati për takim trepalësh! Presidenti: Ukraina do të ketë garanci për sigurinë e saj
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ketë një lloj garancie sigurie për Ukrainën. Udhëheqësi amerikan, duke folur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Zelensky, tha: “Do të ketë shumë, shumë ndihmë kur bëhet fjalë për sigurinë. Do të ketë shumë ndihmë. Do të jetë mirë.”
“Ata janë vija e parë e mbrojtjes sepse janë atje, por ne do t’i ndihmojmë edhe ata. Do të jemi të përfshirë”, tha Trump.
Volodymyr Zelensky u pyet nga gazetarët nëse është i përgatitur të dërgojë trupat ukrainase drejt vdekjes ose të rivizatojë hartat. Zelensky u shpreh se duhet ta ndalojnë Rusinë dhe për këtë sipas udhëheqësit ukrainas duhet mbështetje nga partnerët amerikanë dhe evropianë.
"Ne jetojmë nën sulme çdo ditë. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë për të ndaluar Rusinë, dhe na duhet mbështetje nga partnerët amerikanë dhe evropianë. Ne do të bëjmë çmos me këtë. Ne tregojmë se jemi njerëz të fortë dhe mbështetëm idenë e Presidentit Trump për të ndaluar këtë luftë. Jemi gati për një takim trepalësh me Putinin,” Zelenskyy, duke përmendur vdekjen e një fëmije kohët e fundit.