Dosja “Veliaj”/ Seanca për 11 të pandehurit, shtyhen konkluzionet e mbrojtjes për Fatjon Baçin, shkak bëhet…

Pasi SPAK ka shpallur pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, sot është mbajtur seanca për 11 të pandehurit.
Seanca për Fatjon Baçin nuk vijoi me paraqitjen e konkluzioneve nga avokatja e tij, pasi rezultoi se i pandehuri nuk ishte njoftuar. Për këtë arsye, gjykata vendosi që mbrojtja të mos paraqesë konkluzionet pa u njoftuar më parë Baçi, duke shtyrë këtë pjesë të procesit.
Fatjon Baçi ishte arrestuar për shkak të arratisjes nga spitali i burgut të Altin Ndoci, i cili ka fituar lirinë që në datën 4 qershor nga Gjykata e Apelit e Tiranës. Baçi është i pandehur së bashku me biznesmenin Elman Abule dhe 9 të tjerë, të cilët u ndanë nga dosja Veliaj pasi janë me gjykim të shkurtuar.
Në këtë fazë do të jepen konkluzionet e mbrojtjes, pasi SPAK ka përfunduar konkluzionet e veta, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.
Për Fatjon Baçin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, pezullim shërbim prove.


